Abdulahian: Me Trumpin e palogjikshëm duhet përdorur vetëm fuqia
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87868-abdulahian_me_trumpin_e_palogjikshëm_duhet_përdorur_vetëm_fuqia
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit, për çështjet ndërkombëtare ka thënë: Me presidentin e palogjikshëm amerikan duhet folur vetëm me anë të forcës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 09, 2019 15:23 Europe/Tirane
  • Abdulahian: Me Trumpin e palogjikshëm duhet përdorur vetëm fuqia

Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit, për çështjet ndërkombëtare ka thënë: Me presidentin e palogjikshëm amerikan duhet folur vetëm me anë të forcës.

Husein Amir Abdulahian lidhur me uljen e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore ka thënë: Nisja e masave të qeverisë së Republikës Islamike të Iranit për tu përballur me shkeljet e perëndimit kundrejt marrëveshjes bërthamore, është një veprim i mirë. Me anë të logjikës së forcës dhe forcën e logjikës por me një fuqi akoma më të madhe, armiku duhet frenuar. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione u kthyen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor 2018. Dje presidenti i Amerikës me një tjetër veprim armiqësor kundër Republikës Islamike të Iranit ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv për vendosjen e sanksioneve të reja kundër sektorit të metaleve në Iran.