Kharazi: Përshpejtimi I zbatimit të zotimeve të Evropës, shpëton marrëveshjen bërthamore
Kryetari i këshillit strategjik të marrëdhënieve me jashtë të Iranit ka thënë se Evropa duhet të përshpejtojë vënien në funksion të sistemit INSTEX dhe në këtë mënyrë të rikuperojë vonesat e së kaluarës dhe të shpëtojë nga vdekja marrëveshjen bërthamore.
Sejed Qemal Kharazi, kryetar i këshillit strategjik të marrëdhënieve me jashtë të Iranit i cili ka shkuar në Paris për të marrë pjesë në asamblenë e liderëve për paqe, pati një takim me Mariel Du Sarenz kryetar i komisionit për marrëdhëniet me jashtë në parlamentin e Francës. Në këtë takim ai përmendi vendimin e Iranit për të pezulluar disa nga zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe afatin prej 60 ditësh të përcaktuar nga Irani për palët e tjera nënshkruese të marrëvesjes në fjalë dhe tha: Evropa duhet të rikuperojë vonesat e së kaluarës dhe të ruajë marrëveshjen bërthamore. Populli iranian është shumë pesimist kundrejt Evropës për shkak të moszbatimit të zotimeve të saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe për shkak se ka ndjekur politikat sanksionuese të Donald Trump dhe është dorëzuar përballë vendimeve të Amerikës. Kryetari i këshillit strategjik për marrëdhëniet me jashtë ndër të tjera shtoi: Irani ka dialoguar me sinqeritet dhe në bazë të saj u arrit marrëveshja bërthamore e cila u konfirmuar edhe nga KS i OKB. Edhe pse Irani ka zbatuar të gjitha zotimet e tij, Evropa është mjaftuar vetëm me qëndrime politik dhe në praktikë nuk ka bërë asnjë gjë për zbatimin e zotimeve të saj. Nga ana e tij Du Sarenz ka shprehur shqetësimin mbi mundësinë e daljes së Iranit nga marrëveshja bërthamore dhe mbi vendimet presionuese të Amerikës dhe ka pohuar faktin se marrëveshja bërthamore në praktikë nuk ka mundur të veprojë në formë të mirë.