Erakçi: Vendet perëndimore të zbatojnë përgjegjësin e vet ndaj refugjatëve
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se vendet perëndimore janë bërë shkak për krijimin e shumë problemeve në Afganistan dhe duhet të zbatojnë përgjegjësinë e tyre ndaj refugjatëve afganë.
Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e shtunë duke folur për keqkuptimin e deklaratave të tij të fundit në lidhje me refugjatët afganë, shtoi: “Nuk është folur për çështjen e dëbimit të refugjatëve afganë nga Iran, mirëpo ata të cilët janë bërë shkak për shumë probleme dhe kriza në Afganistan, duhet ta pranojnë përgjegjësinë e vet”.
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit tha se shkaktari i problemeve dhe shpërnguljes së qytetarëve të Afganistanit në radhë të parë janë shtetet perëndimore, ata të cilët kanë krijuar grupet terroriste dhe i kanë mbështetur ato. Përgjegjës janë ata të cilët kanë dërguar forca ushtarake në Afganistan dhe kanë krijuar baza ushtarake në këtë vend dhe kanë zhvilluar luftë”.
Erakçi duke thënë se Irani për rreth 40 vjet ka strehuar refugjatë afganë, theksoi: “Amerikanët dhe perëndimore janë shkaktarë të shpërnguljes së qytetarëve afgan dhe nuk duhet të presin që vetëm Irani të paguajë shpenzimet e këtij veprimi”.
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se shpërngulja e njerëzve është një përgjegjësi ndërkombëtare dhe Irani deri më tani më shumë se kapacitetet e veta ka vepruar ndaj refugjatëve dhe përsëri do t’i ndihmojë ata, mirëpo edhe evropianët duhet të zbatojnë përgjegjësinë e tyre në këtë drejtim dhe të ndjekin çështjen me seriozitet.