Ludrian: Evropa kërkon që Irani të mbetet në marrëveshjen bërthamore
Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha të hënën se Evropa këmbëngul që Republika Islamike e Iranit të qëndrojë në Planin e Përbashkët të Veprimit (JCPOA).
Duke folur me gazetarët para takimit të ministrave të jashtëm të BE në Bruksel, ai tha se pas tensioneve në rritje dhe ashpërsimit të sanksioneve ekonomike të SHBA kundër Iranit, ministrat e jashtëm të BE dhe shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini besojnë se Republika Islamike e Iranit duhet të qëndrojë në JCPOA. Ai gjithashtu kritikoi ultimatumin 60-ditësh të Iranit mbi marrëveshjen bërthamore të vendit. Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja e pranuar ndërkombëtarisht me Grupin 5+1 në vitin 2018 dhe i ritkhyen të gjitha sanksionet e pezulluara ekonomike ndaj Republikës Islamike të Iranit.