Kharazi: Multilateralizmi po shkatërrohet nga veprime e Amerikës
(last modified Tue, 14 May 2019 10:37:10 GMT )
May 14, 2019 12:37 Europe/Tirane
  • Kharazi: Multilateralizmi po shkatërrohet nga veprime e Amerikës

Kryetari i Këshillit Strategjik të Marrëdhënieve të Jashtme të Iranit deklaroi se multilateralizmi po shkatërrohet me veprimet e njëanshme të Amerikës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Kamal Kharazi, kryetari i Këshillit Strategjik të Marrëdhënieve të Jashtme të Iranit, ditën e hënë në ditën e dytë të takimit vjetor të Forumit të Liderëve për Paqe që po zhvillohet në Paris, kërkoi njohjen e dëmeve të qasjes multilaterale sipas stilit perëndimore dhe propozoi se të bëhen përpjekje kolektive për formimin e një multilateralizmit modern.

Kharazi duke thënë se në epokën në të cilën disa vende shkeljen e ligjeve ndërkombëtare dhe daljen nga traktatet ndërkombëtare e konsiderojnë rrugë për realizimin e dëshirave dhe ambicieve të tyre dhe me arrogancë imponojnë interesat e veta për të tjerët duke mos respektuar të drejtat e askujt tjetër, theksoi se në këtë epokë multilateralizmi është në rrugën e shkatërrimit.

Kharazi shtoi: “Për fat të keq gjatë viteve të fundit fuqitë e mëdha edhe pse nuk arrijnë të marrin aprovimin e duhur nga Këshilli i Sigurisë së OKB për veprimet e tyre ushtarake, duke formuar koalicione jashtë KS të OKB, po ndërhyjnë ushtarakisht në rajone të ndryshme të botës ku shembu të këtyre veprimeve është ndërhyrja ushtarake e Amerikës dhe aleatëve të saj në Irak, Libi dhe Siri”.

“Amerika duke keqshfrytëzuar rrethanat që ka krijuar globalizimi dhe varësia e fuqive ekonomike të botës për Amerikës dhe përkundër rezolutave të KS të OKB, ka marr peng sistemin bankar dhe financiar të botës dhe duke vendosur sanksione kundër vendeve të tjera, po ndëshkon kompanitë dhe bankat që nuk ndjekin ato sanksione”, shtoi ndër të tjera Kharazi.

 

Tags