Baidinezhad: Koha e premtimeve politike të Evropës ka përfunduar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88000-baidinezhad_koha_e_premtimeve_politike_të_evropës_ka_përfunduar
Ambasadori i Iranit në Britaninë e Madhe e përshkroi serioz vendimin e Iranit për reduktimin e zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi se koha e premtimeve politike të evropianëve ka përfunduar dhe ata tani duhet të bëjnë përpjekje për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 15, 2019 08:24 Europe/Tirane
  • Baidinezhad: Koha e premtimeve politike të Evropës ka përfunduar

Ambasadori i Iranit në Britaninë e Madhe e përshkroi serioz vendimin e Iranit për reduktimin e zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi se koha e premtimeve politike të evropianëve ka përfunduar dhe ata tani duhet të bëjnë përpjekje për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hamid Baidinezhad ditën e martë në një takim duke folur për vetëpërmbajtjen e Iranit pas daljes së paligjshme dhe të papërgjegjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe shkeljen e qartë të rezolutës 2231 të KS të OKB, deklaroi: “Vendimi i Iranit për reduktimin e disa zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore, nuk është për ta dobësuar marrëveshjen bërthamore, por për ta forcuar zbatimin zbatimin e saj”.

Ambasadori i Iranit në Britaninë e Madhe shtoi nëse palët evropiane brenda 60 ditëve nuk zbatojnë zotimet e tyre dhe përsëri flasin për premtimet e ardhshme të tyre, Irani do të vendosë në zbatim veprimet e fazës së dytë të tij”.