Zarif nesër për një vizitë në Kinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88037-zarif_nesër_për_një_vizitë_në_kinë
Ministri i jashtëm i RII do të largohet nesër nga Tokio për në Pekin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 16, 2019 15:56 Europe/Tirane
  • Zarif nesër për një vizitë në Kinë

Ministri i jashtëm i RII do të largohet nesër nga Tokio për në Pekin.

Në fazën e katërt të turneut të tij aziatik, Mohamed Xhevad Zarif do të jetë në Pekin të premten për të diskutuar çështje me interes të përbashkët me zyrtarët kinezë. Lidhjet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe zbatimi i plotë i marrëveshjes bërthamore, e njohur gjithashtu si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), janë temat kryesore që pritet të diskutohen gjatë vizitës së Zarif në Kinë. Ministri i jashtëm iranian ka vizituar Turkmenistanin, Indinë dhe Japoninë dhe ka diskutuar çështje me interes të përbashkët me zyrtarët e lartë të këtyre vendeve.