Zarif nesër për një vizitë në Kinë
May 16, 2019 15:56 Europe/Tirane
Ministri i jashtëm i RII do të largohet nesër nga Tokio për në Pekin.
Në fazën e katërt të turneut të tij aziatik, Mohamed Xhevad Zarif do të jetë në Pekin të premten për të diskutuar çështje me interes të përbashkët me zyrtarët kinezë. Lidhjet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe zbatimi i plotë i marrëveshjes bërthamore, e njohur gjithashtu si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), janë temat kryesore që pritet të diskutohen gjatë vizitës së Zarif në Kinë. Ministri i jashtëm iranian ka vizituar Turkmenistanin, Indinë dhe Japoninë dhe ka diskutuar çështje me interes të përbashkët me zyrtarët e lartë të këtyre vendeve.
Tags