Lideri suprem: Fundosja e Amerikës dhe e Izraelit e padiskutueshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88182-lideri_suprem_fundosja_e_amerikës_dhe_e_izraelit_e_padiskutueshme
Në një takim me mijëra studentë, lideri suprem i revolucionit islamik theksoi se potencialet e kombit iranian në realizimin e objektivave të mëdha siç ishte fitorja e revolucionit islamik, janë pika kyçe të shpresës për lëvizjen e kombit drejt perspektivës së lartë dhe të ndritur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 23, 2019 04:39 Europe/Tirane
  • Lideri suprem: Fundosja e Amerikës dhe e Izraelit e padiskutueshme

Në një takim me mijëra studentë, lideri suprem i revolucionit islamik theksoi se potencialet e kombit iranian në realizimin e objektivave të mëdha siç ishte fitorja e revolucionit islamik, janë pika kyçe të shpresës për lëvizjen e kombit drejt perspektivës së lartë dhe të ndritur.

Ajetollah Khamenei në këtë takim theksoi se skadimi dhe përfundimi i civilizimit perëndimor i cili do të bëhet i qartë pas një farë kohe, është një tjetër pikë shpresëdhënëse për lëvizjen e kombit iranian. Lideri suprem i revolucionit islamik ndër të tjera shtoi: Ju, rinia duhet të jeni të sigurt se fundosja e armiqve të njerëzimit d.m.th. civilizimi i skaduar amerikan dhe fundosja e Izraelit është e padiskutueshme. Ajetollah Khamenei më pas përmendi disa nga veprimet dhe aktivitetet e strukturave studentore brenda vendit, në rajon dhe në nivel ndërkombëtare, sidomos gjate vitit të fundit dhe ka thënë: Mbështetja e studentëve për punëtorët, tubimet mbështetëse të tyre për popullin e Jemenit, për viktimat e ngjarjes në Zelandën e Re dhe Nigeri janë veprime të mira. Lideri suprem i revolucionit islamik theksoi se në 40 vitet e kaluara revolucioni ka vepruar në formë të pranueshme në shuma fusha si ajo humanitare, kombëtare, politike, sociale, shkencore, drejtësi dhe liri dhe shtoi: Ne sot kemi nevojë për një lëvizje gjithëpërfshirëse dhe të disiplinuar duke u mbështetur tek rinia për të realizuar objektivat e larta të revolucionit islamik dhe me pjesëmarrjen aktive të të rinjve në sistemin drejtues të vendit të bëhet ndryshim i madh.