Admiral Khanzadi thekson rolin mbrojtës të forcave të armatosura të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88196-admiral_khanzadi_thekson_rolin_mbrojtës_të_forcave_të_armatosura_të_iranit
Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se forcat e armatosura të Iranit janë faktor mbrojtës përball armiqve.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 23, 2019 08:34 Europe/Tirane
  • Admiral Khanzadi thekson rolin mbrojtës të forcave të armatosura të Iranit

Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se forcat e armatosura të Iranit janë faktor mbrojtës përball armiqve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se admiral Husejn Khanzadi të mërkurën në mbrëmje në ceremoni ushtarake në portin Anzali në veri të Iranit, deklaroi se armiku është dislokuar me të gjitha mjetet dhe kapacitetet e veta në rajonet rreth kufijve të Republikës Islamike të Iranit dhe shtoi: “Lideri suprem i Revolucionit Islamik në mënyrë të prerë thotë se nuk do të ketë luftë, çështje kjo që tregon zotërimin e liderit suprem mbi kapacitetet mbrojtëse të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit përball armiqve”.

Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Iranit theksoi se forca e Iranit në fushën detare gjithashtu është duke u manifestuar nga ana e flotës jugore të forcave të armatosur të Iranit.