Takht’revançi: Deklarata e Trump kulmi i armiqësisë me kombin iranian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88215-takht’revançi_deklarata_e_trump_kulmi_i_armiqësisë_me_kombin_iranian
Deklarata kontradiktore e presidentit amerikan lidhur me Iranin, tregon qartë kulmin e armiqësisë së pakufishme të tij rreth kombit iranian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 24, 2019 04:49 Europe/Tirane
  • Takht’revançi: Deklarata e Trump kulmi i armiqësisë me kombin iranian

Deklarata kontradiktore e presidentit amerikan lidhur me Iranin, tregon qartë kulmin e armiqësisë së pakufishme të tij rreth kombit iranian.

Kështu ka deklaruar Maxhid Takht’revançi përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB i cili duke reaguar ndaj deklaratës së Trump ku ai kombin iranian edhe një herë e quan terrorist ka thënë: Kjo çështje nuk është e panjohuri për Iranin dhe kjo është vazhdimësi e sanksioneve të padrejta të Amerikës dhe një tjetër tregues i armiqësisë së Amerikës me kombin iranian. Deklarata e presidentit amerikan më shumë se çdo gjë tjetër tregon mangësinë e informacioneve të tij mbi historinë disa mijëra vjeçare të Iranit dhe mosnjohjen e kombit iranian prej tij. Irani është viktima më e madhe e terrorizmit të viteve të fundit dhe në të njëjtën kohë ai është armiku kryesor i terrorizmit në rajon pasi shkatërrimi i ISIS dhe i grupeve të tjera terroriste janë shembuj të veprimeve të Iranit në luftën kundër terrorizmit. Presidenti amerikan duke përdorur një gjuhë ofenduese kundër popullit iranian e bën akoma më të madhe vullnetin e këtij kombi për të rezistuar kundrejt politikës së presionit. Presidenti amerikan Donald Trump ditën e enjte me një deklaratë ofenduese kundër popullit iranian, këtë komb e ka quajtur terrorist dhe ka pretenduar se tërheqja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore e ka futur Iranin në një krizë ekonomike.