Turneu rajonal i zv/ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit
May 26, 2019 05:40 Europe/Tirane
Abas Eragçi zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në kuadër të konsultimeve politike dhe diplomatike të Teheranit me vendet e Azisë ka nisur një turne në Oman, Kuvajt dhe Katar.
Gjatë kësaj vizite zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit do të analizojë dhe shqyrtojë zhvillimet ndërkombëtare dhe sidomos ato në Gjirin Persik. Muhamed Xhavad Zarif prej 12 majit ka nisur një turne në disa vende aziatike duke shkuar si fillim në Turkmenistan dhe më pas në Indi, Japoni, Kinë dhe Pakistan. Dje në krye të një delegacioni të lartë, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shkoi për një vizitë në Irak.
Tags