Zarif: Irani dëshiron paqe dhe prosperitet për të gjithë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88280-zarif_irani_dëshiron_paqe_dhe_prosperitet_për_të_gjithë
Qëndrimi i Iranit bazohet në një qasje që kërkon paqen, stabilitetin dhe përparimin për të gjitha vendet, tha të dielën ministri i jashtëm iranian, Mohamed Xhevad Zarif.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 26, 2019 15:46 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani dëshiron paqe dhe prosperitet për të gjithë

Qëndrimi i Iranit bazohet në një qasje që kërkon paqen, stabilitetin dhe përparimin për të gjitha vendet, tha të dielën ministri i jashtëm iranian, Mohamed Xhevad Zarif.

Duke folur për Agjencinë e lajmeve IRNA në fund të vizitës së tij në Irak, ministri i jashtëm iranian tha: "Mesazhi dhe preferenca jonë është mjaft e qartë, ne jemi të interesuar për një jetë paqësore, kjo është zgjedhja e Republikës Islamike të Iranit , por paqja dhe prosperiteti duhet të ofrohen për të gjithë". Zarif arriti në Bagdad të shtunën për të mbajtur takime dhe bisedime me zyrtarë të lartë irakianë mbi zhvillimet më të fundit në botë dhe rajon. Vizita e tij e tretë në Irak vjen në mes të një serie lëvizjesh ushtarake nga SHBA në rajon. Ministri i jashtëm i RII tha se mesazhi i Iranit për të gjitha vendet evropiane dhe partnerët e tjerë ekonomik është se nëse nuk qëndrojnë kundër agresioneve të SHBA dhe nëse interesat e Iranit nuk sigurohen, të gjitha palët do të mbartin barrën. Iraku si një vend mik, është aktiv në rajon dhe ky është një zhvillim pozitiv për Iranin, tha Zarif, duke vënë në dukje se kërcënimi i shkaktuar nga terrorizmi dhe lufta ekonomike amerikane u ngrit në takimet me zyrtarët irakianë. Ai theksoi se zgjidhja e vetme e ngërçit aktual është që SHBA të ndalojë veprimet e saj armiqësore kundër Iranit. "Shtetet e Bashkuara duhet t'i japin fund kësaj situate dhe pjesa tjetër e botës duhet të jetë e vetëdijshme se nëse duan të gëzojnë paqen, ata duhet të sigurohen që populli iranian të përfitojë nga marrëveshja bërthamore", tha Zarif. Duke komentuar qëndrimin e fundit të qeverisë së Irakut mes lëvizjeve të fundit të Shteteve të Bashkuara, ministri i jashtëm iranian theksoi se nuk ka nevojë për ndërmjetësim të palëve të treta", por masat dhe mbështetja nga miqtë irakianë janë të mirëseardhura dhe të vlerësuara".