ANEA përsërit angazhimet e Iranit ndaj marrëveshjes bërthamore
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në raportin e saj sezonal vërtetoi faktin se Irani nuk ka shkuar përtej kufizimeve të marrëveshjes bërthamore të njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA).
"Irani kishte qëndruar brenda kufijve të marrëveshjes, duke përfshirë nivelin në të cilin ai pasuron uraniumin dhe stokun e tij të uraniumit të pasuruar", raporton agjencia e lajmeve Reuters. Presidenti iranian Hasan Ruhani tha më parë se Irani do të japë një moratorium 60-ditor ndaj shteteve që janë palë në Planin e Përbashkët të Veprimit (JCPOA) për të korrigjuar shkeljet e tyre dhe për të rivendosur interesat e Iranit të sanksionuara nga marrëveshja bërthamore. Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare iraniane (SNSC) në një deklaratë njoftoi se Irani ka ndaluar disa nga angazhimet e veta nën marrëveshjen bërthamore që nga 8 maji 2019.