Musavi: Grupet e brendshme të Sudanit të respektojnë kërkesat e qytetarëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88493-musavi_grupet_e_brendshme_të_sudanit_të_respektojnë_kërkesat_e_qytetarëve
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në lidhje konfliktin për pushtet në Sudan, deklaroi se ekziston shqetësim i thellë për konfliktin për pushtet në Sudan dhe për shndërrimin e këtij vendi në një arenë të luftës së faktorëve të huaj, prandaj kërkohet nga grupet e brendshme të Sudanit që të respektojnë kërkesat e qytetarëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 04, 2019 08:00 Europe/Tirane
  • Musavi: Grupet e brendshme të Sudanit të respektojnë kërkesat e qytetarëve

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në lidhje konfliktin për pushtet në Sudan, deklaroi se ekziston shqetësim i thellë për konfliktin për pushtet në Sudan dhe për shndërrimin e këtij vendi në një arenë të luftës së faktorëve të huaj, prandaj kërkohet nga grupet e brendshme të Sudanit që të respektojnë kërkesat e qytetarëve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, deklaroi: “Shpresojmë që të gjitha grupet politike dhe ushtarake të Sudanit të respektojnë kërkesat dhe vullnetin e qytetarëve dhe t’i japin fund konflikteve dhe të bëjnë hapa serioz në rrugën e kthimit të stabilitetit dhe sigurisë në këtë vend”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi nevojën për të respektuar kërkesat dhe vullnetin e qytetarëve dhe rëndësinë e dorëzimit të administrimit të çështjeve te partitë politike civile, ndërsa shtoi: “Është e domosdoshme që të gjitha palët e përfshira në këtë krizë të shmangen nga qëndrimet që thellojnë akuzat dhe urrejtjen e brendshme dhe humbin besimin e grupeve te njëri-tjetri dhe të bëjnë përpjekje të dalin nga kjo krizë nëpërmjet rrugëve politike dhe demokratike dhe dialogut mes të gjitha grupeve”.