Lideri suprem: Akordi i Shekullit nuk do të realizohet kurrë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88506-lideri_suprem_akordi_i_shekullit_nuk_do_të_realizohet_kurrë
Lideri suprem i revolucionit islamik pasi theksoi se plani Akordi i Shekullit nuk do të realizohet kurrë, ka falënderuar ato vende arabe dhe ato grupe palestineze të cilët kanë kundërshtuar këtë plan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 05, 2019 03:53 Europe/Tirane
  • Lideri suprem: Akordi i Shekullit nuk do të realizohet kurrë

Lideri suprem i revolucionit islamik pasi theksoi se plani Akordi i Shekullit nuk do të realizohet kurrë, ka falënderuar ato vende arabe dhe ato grupe palestineze të cilët kanë kundërshtuar këtë plan.

Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, sot në fjalimin me rastin e namazit të festës së Fiter Bajramit që u mbajt në mauzoleun imam Khomeini (ra) në Teheran, pasi uroi të gjithë ummetin islam për festën e madhe, përmendi çështjen palestineze dhe planin komplotues të Amerikës të quajtur Akordi i Shekullit dhe tha: Tradhtia e disa vendeve islamike si Bahrejni dhe Arabia Saudite ka krijuar kushtet për thurjen e një komplotoi të tillë. Ajetollah Khamenei foli edhe për organizimin e takimit ekonomik të planit Akordi i Shekullit dhe tha: Ky takim u përket amerikanëve ndërsa Bahrejni bëhet përgjegjës për organizimin e këtij takimi çnjerëzor dhe anti-islam. Autoritetet e Bahrejnit dhe të Arabisë Saudite duhet ta dinë se në çfarë kurthi ata janë futur. Lideri suprem i revolucionit islamik gjithashtu falënderoi përzemërsisht kombin iranian për pjesëmarrjen e madhe në ditën botërore të Kodsit dhe tha: Pjesëmarrje e fuqishme dhe e fortë e kombit iranian në këtë lëvizje të madhe, ka ndikuar tek politika e huaj dhe armiqtë e kombit iranian dhe ka shkatërruar planet e tyre. Ajetollah Khamenei gjithashtu përmendi disa nga traditat e mira islame siç është bashkëjetesa e kombit iranian që është në zgjerim e sipër dhe tha: Angazhimi në rritje i popullit për të ndihmuar sofrat e Fiter Bajramit nëpër xhami, huseinie dhe qendrat publike dhe për të dhënë ndihmën në këtë ditë sidomos për të prekurit nga tërmeti, është një prej veprimeve më me vlerë dhe më popullore.