Zarif: Evropa nuk është në pozitë që të kritikojë Iranin
Evropa nuk është në atë pozitë që të kritikojë Iranin sidomos për çështjet që nuk kanë lidhje me marrëveshjen bërthamore.
Kështu ka deklaruar Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, i cili gjatë një ceremonie në Teheran ka thënë se në marrëveshjen bërthamore veprimi nuk rëndësi por rëndësi ka rezultati dhe shtoi: Përgjegjësia që kanë Evropa dhe palët e tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore është normalizimi i marrëdhënieve ekonomike me Iranin. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit rikujtoi ultimatumin 60 ditor të Iranit për Evropën dhe tha: Nëse deri në fund të 60-ditëshit që Irani i ka lënë afat Evropës, kjo e fundit nuk zbaton zotimet e saj, atëherë Irani do të ndërmarrë hapa të tjerë. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu dënoi ndërhyrjen e vendeve perëndimore në rajonin e Azisë Perëndimore dhe tha: Politikat e vendeve perëndimore përveçse dëme nuk kanë sjellë asnjë rezultat tjetër. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu përmendi vizitat e papritura të autoriteteve të vendeve të huaja në Teheran dhe shtoi: Vizitat e ministrave të jashtëm të Japonisë dhe Gjermanisë në Teheran dhe vizita e presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Bishkek dhe Dushanbe janë mundësi për Teheranin që të bëjë të qarta politikat e tij. Sipas një njoftimi të qeverisë japoneze, kryeministri Shinzo Abe pritet të vizitojë Iranin më datë 12 qershor ku do të takohet me funksionarët më të lartë të Republikës Islamike të Iranit.