Përurohen sistemet e reja për vëzhgim dhe mbrojtje ajrore dhe detare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88739-përurohen_sistemet_e_reja_për_vëzhgim_dhe_mbrojtje_ajrore_dhe_detare
Ministri i mbrojtjes së Iranit ka përuruar 10 sistem të sofistikuara për vëzhgim, identifikim dhe mbrojtje ajrore dhe detare në Esfahan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 13, 2019 11:27 Europe/Tirane
  • Përurohen sistemet e reja për vëzhgim dhe mbrojtje ajrore dhe detare

Ministri i mbrojtjes së Iranit ka përuruar 10 sistem të sofistikuara për vëzhgim, identifikim dhe mbrojtje ajrore dhe detare në Esfahan.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, të mërkurën në një ceremonie për përurimin e këtyre 10 sistemeve ushtarake, deklaroi: "Këto sisteme janë projektuar dhe prodhuar nga ekspertët iranianë dhe përveç shtimit të forcës mbrojtëse, kanë kapacitetin e duhur edhe për përballje efikase me lloje të ndryshme të kërcënimeve".

Gjeneral Hatami shtoi: "Teknologjia e këtyre sistemeve e cila është në nivel të standardeve ndërkombëtare, mund të krahasohet me sistemet e ngjashme të huaja dhe në të ardhmen e afërt Irani do të arrijë suksese të reja dhe shumë të rëndësishme edhe në prodhimet strategjike elektronike.

Ditën e diele gjeneral Hatami gjithashtu ka përuruar edhe sistemin më të ri të mbrojtjes kundërajrore me emrin "15 Khordad" i cili gjithashtu është tërësisht i projektuar dhe prodhuar nga ekspertët iranianë.