"Qëndroni sa më larg të jetë e mundur nga kufijtë e Iranit"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88747-qëndroni_sa_më_larg_të_jetë_e_mundur_nga_kufijtë_e_iranit
Komandanti i Forcave Ajrore të Armatës së Iranit ka paralajmëruar armiqtë kundër afrimit në kufijtë e Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 13, 2019 16:41 Europe/Tirane

Komandanti i Forcave Ajrore të Armatës së Iranit ka paralajmëruar armiqtë kundër afrimit në kufijtë e Iranit.

Gjeneral brigade Alireza Sabahi-Fard tha të mërkurën se nuk kishte asnjë vend të sigurtë për avionët ushtarakë të huaj brenda kufijve ajrorë apo tokësorë të Iranit. "Ne po paralajmërojmë armikun: nuk ka zonë të sigurt për avionët ushtarakë të huaj në qiellin dhe tokën iraniane. Edhe afrimi në kufijtë e Iranit do të përballej me një reagim të fortë. Kështu, unë ju këshilloj që të qëndroni sa më larg të jetë e mundur nga kufijtë e Iranit," tha gjeneral brigade Sabahi-Fard. Ai tha gjithashtu se çdo veprim i agresionit kundër Iranit do të sjellë pendim të rëndë për armiqtë. Komandanti iranian tha se fakti që forcat e armikut po qëndronin në 200 milje detare jashtë ngushticës së Hormuzit është për shkak të fuqisë parandaluese të Iranit. Irani ka theksuar se nuk përbën kërcënim për askënd, por do të mbrohet fuqishëm nga çdo agresion.