Irani: Politikat saudite inkurajojnë militarizmin, tensionin, krizën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88865-irani_politikat_saudite_inkurajojnë_militarizmin_tensionin_krizën
Irani deklaroi se Arabia Saudite nuk ka kuptim të vërtetë të ekuacioneve në Lindjen e Mesme dhe po nxit tensionet dhe krizat përmes politikave të saj "militariste".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 17, 2019 16:27 Europe/Tirane
  • Irani: Politikat saudite inkurajojnë militarizmin, tensionin, krizën

Irani deklaroi se Arabia Saudite nuk ka kuptim të vërtetë të ekuacioneve në Lindjen e Mesme dhe po nxit tensionet dhe krizat përmes politikave të saj "militariste".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abas Musavi hodhi poshtë pretendimet e Princit të Kurorës Saudite, Muhamed bin Salman se Irani ishte pas sulmeve të fundit ndaj dy tankerave të naftës në Detin e Omanit. Musavi shtoi se pohimet e bin Salman ishin vazhdim i qasjes së gabuar të Arabisë Saudite dhe një përpjekje për të shmangur problemet, të cilat janë të rrënjosura në politikat e gabuara të Riadit në trajtimin e zhvillimeve rajonale. "Arabia Saudite nuk ka kuptim të vërtetë të ekuacioneve rajonale dhe ka derdhur pasurinë e popullit të saj dhe të vendeve të rajonit në xhepat e të huajve duke ndjekur një qasje të bazuar në militarizëm, duke nxitur krizën dhe tensionin", shtoi zëdhënësi iranian. Ai shprehu shpresën se Arabia Saudite do të heqë dorë nga rruga e gabuar që ka rezultuar vetëm në luftë dhe shkatërrim në rajon dhe do të ndjekë një politikë të re të bazuar në dialog dhe ndërveprim me qëllim lehtësimin e tensioneve rajonale.