Mogherini: Irani ka qenë i angazhuar në përmbushjen e detyrimeve të tij
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian edhe njëherë deklaroi se Irani i ka zbatuar angazhimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore.
Sipas kanalit tv RT, Federica Mogherini, Shefja e politikës së jashtme të BE, tha se vlerësimi i Bashkimit Evropian mbi përputhjen e Iranit me angazhimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore bazohet në raportet e ANEA dhe jo në deklarata. Në një pjesë tjetër të fjalimit të saj, Mogherini argumentoi se fokusi i Bashkimit Evropian është në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe që populli i Iranit të përfitojë nga favoret ekonomike të marrëveshjes. Pa përmendur tërheqjen e njëanshme të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja, ajo i kërkoi Iranit të veprojë në përputhje me marrëveshjen bërthamore.