Zv/ministri i punëve të jashtme të Anglisë viziton Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88983-zv_ministri_i_punëve_të_jashtme_të_anglisë_viziton_iranin
Ministria e Punëve të Jashtme të Anglisë ka bërë të ditur zv/ministri i jashtëm i këtij vendi gjatë ditëve të ardhshme do të zhvillojë një vizitë në Teheran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 22, 2019 10:33 Europe/Tirane
  • Zv/ministri i punëve të jashtme të Anglisë viziton Iranin

Ministria e Punëve të Jashtme të Anglisë ka bërë të ditur zv/ministri i jashtëm i këtij vendi gjatë ditëve të ardhshme do të zhvillojë një vizitë në Teheran.

Kanali televiziv Sky News njoftoi se një prej funksionarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Anglisë do të niset drejt Teheranit për të diskutuar rreth asaj që autoritetet angleze e quajtën "shqetësim ndërkombëtar rreth veprimeve rajonale të Iranit".

Andre Morison, zv/ministri i punëve të jashtme të Anglisë për çështje të Lindjes së Mesme nesër (të dielën) do të zhvillojë një vizitë në Teheran dhe do të kërkojë uljen e tensioneve në nivel të rajonit.

Ai do të bisedojë me autoritet iraniane edhe në lidhje me vendimin e Iranit për pezullimin e zbatimit të disa zotimeve të tjera të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore.