Irani ndër vendet më aktive në fushën e të drejtave të njeriut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89044-irani_ndër_vendet_më_aktive_në_fushën_e_të_drejtave_të_njeriut
Sjelljet e dyanshme dhe politikat kontradiktore mbi të drejtat e njeriut në nivel botëror dhe në brendësi të vendeve pretenduese për mbrojtjen e këtyre të drejtave si Amerika, Kanadaja dhe Francë, janë shtuar tepër shumë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 25, 2019 05:54 Europe/Tirane
  • Irani ndër vendet më aktive në fushën e të drejtave të njeriut

Sjelljet e dyanshme dhe politikat kontradiktore mbi të drejtat e njeriut në nivel botëror dhe në brendësi të vendeve pretenduese për mbrojtjen e këtyre të drejtave si Amerika, Kanadaja dhe Francë, janë shtuar tepër shumë.

Politikat e dyanshme dhe sjelljet seleksionuese për shkak të interesave të jashtëligjshme të fuqive botërore kanë viktimizuar të drejtat e njeriut në nivel botëror. Shefi i gjyqësorit të Iranit deklaroi se populli iranian po përballet aktualisht me "terrorizmin ekonomik" si rezultat i shkeljeve sistematike të të drejtave të tij nga Shtetet e Bashkuara. Ajetollah Sejed Ebrahim Reisi  i bëri deklaratat të hënën gjatë adresimit në një takim me ambasadorë dhe përfaqësues të huaj me rastin e Javës së Gjyqësorit në Teheran. Reisi tha gjithashtu se terrorizmi ekonomik është kryer kundër Republikës Islamike në mënyrë të tillë që edhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq është ndaluar të japë ndihmë për iranianët e prekur nga fatkeqësitë natyrore. Më tej, Shefi i gjyqësorit të Iranit  ju referua Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre në Lindjen e Mesme si shkelësit kryesorë të të drejtave të njeriut në Palestinë dhe Jemen, duke thënë se të drejtat e palestinezëve vazhdimisht janë shkelur dhe sipas shifrave të fundit thuhet se deri në shtatë milionë palestinezë janë larguar nga atdheu si rezultat i agresionit izraelit. Reisi më tej vuri në dukje se sot janë formuar radhë të gjata të ekzekutimit me vdekje në Arabinë Saudite, por Shtetet e Bashkuara ende shprehin mbështetje të madhe për regjimin brutal në Riad. Lidhur me situatën në Jemen, shefi i gjyqësorit të Iranit theksoi se regjimi saudit në disa raste është dënuar si një "kriminel lufte" nga shumë organizata të të drejtave të njeriut. Kur të flasim për të drejtat e njeriut, në fillim duhet të shikojmë se çfarë domethënie ka ky koncept. Deklarata Botërore për të Drejtat e Njeriut u miratuar më 10 dhjetor të vitit 1948 në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Paris dhe 48 vende të botës duke përfshirë edhe Amerikën e kanë nënshkruar dhe miratuar këtë Deklaratë. Në këtë Deklaratë janë theksuar me detaje parimet e të drejtave të njeriut të cilat duhet të mbështetur në nivel ndërkombëtar. Mirëpo Amerika nuk ka zbatuar këtë deklaratë të miratuar nga vendet perëndimore”. Amerika po e prezanton veten si djep i lirive dhe i të drejtave të njeriut dhe mbrojtëse i tyre në botë, ndërkohë që popujt e botës për çdo ditë po vërejnë veprime të kundërta me këto pretendime. Shkelje e përditshme e të drejtave të zezakëve në Amerikë dhe dhuna historike ndaj popullatës autoktone me ngjyrë në Amerikë si dhe roli i administratës së Amerikës në mbështetjen e regjimeve fëmijëvrasës si regjimi sionist i Izraelit dhe regjimi Al Saud i Arabisë Saudite, përbëjnë vetëm një pjesë të rezultatit të politikës së Amerikës pretenduese për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.