Amir Abdulahjan: Regjimi sionist humbës kryesor i akordit të shekullit
Asistenti për çështje ndërkombëtar i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se regjimi sionist do të jetë humbës kryesor i planit amerikan akordi i shekullit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, asistenti special i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit, në takim me Naser Abu Sharif, përfaqësuesin e Xhihadit Islamik të Palestinës në Teheran, vuri në dukje pasojat e zbatimit të planit amerikan akordi i shekullit dhe tha: "Plani akordi i shekullit ashtu si veprimet e tjera të pamatura të presidentit të Amerikës si çështja e transferimit të ambasadës amerikane në Bejtul-Mokades, do të anashkalohet nga Bashkësia Ndërkombëtare".
Abdulahjan shtoi: "Akordi i shekullit nuk do të ketë asnjë rezultat për regjimin sionist dhe ky plan do të bëhet shkak për unitetin e popullit dhe rezistencën më të madhe të Palestinës dhe vendeve mbështetëse të popullit palestinez përball politikave pushtuese të sionistëve".
"Arabia Saudite, EBA dhe Bahrejni me politikën e gabuar që po ndjekin, synojnë që regjimi sionist të njihet zyrtarisht, por natyrisht se kjo politikë edhe brenda në shoqëritë e tyre po përballet me kundërshtime",- theksoi ndër të tjera Amir Abdulahjan.
Naser Abu Sharif, përfaqësuesi i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës në Teheran, në këtë takim vuri në dukje mbështetjet efikase të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit ndaj Palestinës dhe përkatësinë e përhershme të Kodsit për Palestinën, ndërsa i quajti të çmendura qëndrimet e presidentit të Amerikës dhe të disa shteteve rajonale duke thënë: "Fronti i Rezistencës do ta kundërshtojë planin amerikan akordi i shekullit".