Takht’revançi: INSTEX një automjet i bukur por pa karburant
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89151-takht’revançi_instex_një_automjet_i_bukur_por_pa_karburant
Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, sistemin tregtar dhe shkëmbimeve financiare të Evropës me Iranin të quajtur INSTEX e ka cilësuar një automjet të bukur por pa karburant që në gjendjen e aktuale nuk plotëson nevojat e Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 30, 2019 03:20 Europe/Tirane
  • Takht’revançi: INSTEX një automjet i bukur por pa karburant

Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, sistemin tregtar dhe shkëmbimeve financiare të Evropës me Iranin të quajtur INSTEX e ka cilësuar një automjet të bukur por pa karburant që në gjendjen e aktuale nuk plotëson nevojat e Iranit.

Maxhid Takht’revançi në një konferencë për shtyp ka përmendur shkeljen e zotimeve nga ana evropianëve dhe kat hënë se që nga koha kur Amerika është larguar nga marrëveshja bërthamore më 8 maj 2018, evropianët nuk kanë hedhur hapa konkretë për mbrojtjen dhe ruajtjen e kësaj marrëveshjeje. Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB ndër të tjera shtoi se Irani përgjatë vitit të fundit ka zbatuar të gjitha zotimet et ij mirëpo evropianët janë mjaftuar vetëm me deklarata në mbështetje të marrëveshjes bërthamore. Takht’revançi rikujtoi se mbështetja verbale e kësaj marrëveshjeje nuk zgjidh problemet e Iranit dhe shtoi se nëse Evropa dëshiron të ruajë marrëveshjen bërthamore ajo duhet të hedhë hapa konkretë dhe të dukshëm. Evropa pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore ka premtuar krijimin e një sistemit special financiar për të neutralizuar sanksionet amerikane mirëpo sistemi nuk u prezantua deri në formimin e mekanizmit INSTEX i cili akoma nuk është vënë në funksion.