Zangane: Çështja e naftës nuk duhet politizuar
(last modified Wed, 03 Jul 2019 07:07:16 GMT )
Korrik 03, 2019 09:07 Europe/Tirane
  • Zangane: Çështja e naftës nuk duhet politizuar

Bizhan Namdar Zangane, ministër i naftës i Republikës Islamike të Iranit, në një intervistë për kanalin CNBC që u mbajt në kuadër të takimit të 176-të të OPEC-ut ka thënë se çështja e naftës nuk duhet politizuar.

Ministri iranian i naftës pasi vuri në dukje rolin konstruktiv të Iranit në stabilizimin e tregut të naftës ka thënë: Kthimi i OPEC-ut në një organizate politike nënkupton kthimin e naftës në një armë në tregjet botërore ndërkohë që tregu i naftës duhet të jetë i sigurt dhe jo politik. Ministri i naftës së Iranit deklaroi se politika e njëanshme është problemi kryesor i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) në periudhën aktuale dhe theksoi: "OPEC duhet të përballet me politikën e njëanshme për ta ruajtur unitetin e vet". Bizhan Zangane, ministri i naftës së Iranit, ditën hënë pasi arriti në Vjenë të Austrisë, në një prononcim për gazetarët deklaroi: "Të gjitha çështjet duhet të shqyrtohet në mbledhjen e anëtarëve të OPEC dhe të merren vendime përkatëse. Kjo nuk ishte metoda e punës së OPEC që një ose dy anëtar jashtë OPEC të arrijnë marrëveshje dhe pastaj marrëveshjen e vetë ta konfirmojnë në OPEC". Zangane vuri në dukje se disa anëtarë të OPEC po e shfrytëzojnë këtë organizatë si një mekanizëm të madh kundër Iranit dhe si një mjet politik, theksoi: "Nëse OPEC dëshiron të vazhdojë aktivitetin e vet, vendimet e veta duhet t'i marrë brenda kësaj organizate dhe nuk duhet të marrë programin e punës nga jashtë organizatës". Ministri i naftës së Iranit duke thënë se Amerika dhe disa shtete arabe të Gjirit Persik synojnë të shtojnë presionin ndaj Iranit dhe deklaroi: "Irani dëshiron që në rajonin e Azisë Perëndimore të vendoset një gjendje paqësore, mirëpo disa shtete përfitojnë më së shumti nga shtimi i tensioneve në këtë rajon". Ministri iranian i naftës tha se bashkëpunimi i vendeve anëtare me eksportuesit e naftës që ndodhen jashtë OPEK-ut është i mundshëm mirëpo shtoi se pa unitet të brendshëm plani i bashkëpunimit të vendeve anëtare dhe vendeve jo anëtare të OPEK-ut është i pakuptimtë. Bizhan Namdar Zangane, përpara vizitës së tij për në Vienë ka thënë se shumica e vendeve të OPEC-ut janë miq të Iranit mirëpo në kohën kur nuk kemi armiqësi me asnjë vend disa vende të OPEC-ut kanë zgjedhur rrugën e armiqësisë me kombin e madh iranian. Zangane shtoi se në radhë të parë vendet anëtarë duhet të krijojnë mirëkuptim mes tyre dhe shtoi: Është e mirë që disa fqinjë të Iranit të heqin dorë nga veprime nxitëse kundër Iranit dhe të shtrijnë dorën e miqësisë, sepse në rast të kundër pa unitet të brendshëm në OPEC çdo temë diskutimi nuk do të ketë efikasitet. Ministri i naftës i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje se në kohën kur dy anëtarë të OPEC-ut mundohen të sulmojnë interesat e anëtarëve të tjerë atëherë kjo organizatë është drejt shkatërrimit dhe diskutimi për dakordimin e anëtarëve të OPEC-ut me vendet jo anëtare të saj nuk ka kuptim. Takimi i 176-të i ministrave të naftës të vendeve anëtare të OPEC-ut u mbajt në selinë kryesore të kësaj organizate në Vienë.

 


 

Tags