Afati i shkurtër i Evropës përpara hapit të dytë të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89246-afati_i_shkurtër_i_evropës_përpara_hapit_të_dytë_të_iranit
Deri në përfundimin e afatit të përcaktuar nga Irani që evropianët të zbatojnë zotimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore, kanë mbetur vetëm 4 ditë dhe presidenti i Republikës Islamike të Iranit me këtë rast njoftoi vullnetin serioz të Iranit për të zbatuar hapin e dytë të uljes së zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 04, 2019 05:13 Europe/Tirane
  • Afati i shkurtër i Evropës përpara hapit të dytë të Iranit

Deri në përfundimin e afatit të përcaktuar nga Irani që evropianët të zbatojnë zotimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore, kanë mbetur vetëm 4 ditë dhe presidenti i Republikës Islamike të Iranit me këtë rast njoftoi vullnetin serioz të Iranit për të zbatuar hapin e dytë të uljes së zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Presidenti iranian Hasan Ruhani deklaroi se reaktori bërthamor i ujit të rëndë në Arak të Iranit, i cili u ra dakord të ridizenjohej sipas një marrëveshjeje bërthamore të vitit 2015, do të rifillojë aktivitetet e tij të mëparshme pas 7 korrikut nëse nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes nuk arrijnë të parandalojnë fundin e marrëveshjes bërthamore. Ruhani tha se vendimi i Iranit në lidhje me reaktorin në Arak mund të ndryshohej vetëm "nëse nënshkruesit e tjerë veprojnë sipas të gjitha angazhimeve të tyre në lidhje me këtë objekt bërthamor". "Niveli i pasurimit të uraniumit nuk do të qëndrojë më 3.67 për qind," tha presidenti iranian duke shtuar: "Ky angazhim i marrë nën marrëveshjen bërthamore do të mënjanohet dhe ne do të rrisim nivelin e pasurimit në çfarëdo sasie që ne e gjykojmë të nevojshme dhe që kemi nevojë". "Nëse marrëveshja bërthamore mund të vlerësohet si një pakt i mirë dhe Irani këshillohet të mbetet pjesë e tij, pse SHBA dhe Evropa nuk e respektojnë atë?", shtroi pyetjen presidenti Ruhani. Shefi Ekzekutiv i Iranit gjithashtu komentoi reagimin e Presidentit të SHBA Donald Trump për masën e fundit të Iranit për të tejkaluar kufirin prej 300 kilogram në prodhimin e uraniumit të pasuruar si pjesë e përgjigjeve të tij bërthamore. Duke reaguar ndaj këtij vendimi, Trump tha se Teherani ishte "duke luajtur me zjarrin". "Nëse SHBA-ja është kaq e frikësuar nga fjala 'zjarr', atëherë nuk duhet të ndezë një zjarr ", tha Ruhani duke shtuar: "Ky zjarr mund të shuhet vetëm duke u kthyer në angazhimet dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara".  Ndaj rritjes së nivelit të prodhimit të uraniumit të pasuruar në gradë të ulët kanë reaguar shumë vende të ndryshme botërore. Në reagim ndaj këtyre qëndrimeve ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit e përcakton vet nivelin e pasurimit të uraniumit. Autoritetet amerikane duke përfshirë edhe Donald Trump, presidentin e Amerikës dhe Mike Pompeo, shefin e DASH, të martën në reagim ndaj shtimit të rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit, në deklarata në kundërshtim me ligjet dhe të drejtat ndërkombëtare dhe përmbajtjen e marrëveshjes bërthamore, kanë thënë se Irani në asnjë nivel nuk duhet të bëjë pasurimin e uraniumit. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e mërkurë në një prononcim para gazetarëve, shtoi: "Trump së pari duhet të ndalë sanksionet e paligjshme kundër Iranit dhe pastaj të flasë në lidhje me nivelin e pasurimit të uraniumit të Iranit". Zarif gjithashtu në lidhje me 11 zotimet e evropiane në kuadër të marrëveshjes bërthamore, tha: "Këto 11 zotimeve përfshinë shitjen e naftës së Iranit, kthimin e parave të naftës së Iranit, investimin në Iran, transportin, transportin ajror dhe transportin detar. Në asnjë prej këtyre zotimeve nuk ekziston mekanizmi INSTEX në kohën kur ky mekanizëm është përgatitje për zbatimin e 11 zotimeve të evropianëve në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Prandaj tani e tutje niveli i zbatimit të zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore do të jetë në të njëjtën masë sa është zbatimi i zotimeve të evropianëve".