Kamalvandi: Irani ka filluar procesin e pasurimit të uraniumit mbi 3.67
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89335-kamalvandi_irani_ka_filluar_procesin_e_pasurimit_të_uraniumit_mbi_3.67
Zëdhënësi i Organizatës për Energji Atomike të Iranit bëri të ditur fillimin e hapit të dytë të reduktimit të zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi se Irani ka filluar procesin për pasurimin e uraniumit mbi nivelin 3.67.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 07, 2019 12:16 Europe/Tirane
  • Kamalvandi: Irani ka filluar procesin e pasurimit të uraniumit mbi 3.67

Zëdhënësi i Organizatës për Energji Atomike të Iranit bëri të ditur fillimin e hapit të dytë të reduktimit të zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi se Irani ka filluar procesin për pasurimin e uraniumit mbi nivelin 3.67.

Behruz Kamalvandi, zëdhënësi i Organizatës për Energjisë Atomik, të dielën para gazetarëve deklaroi se ka përfunduar afati 60 ditor i evropianëve për zbatimin e zotimeve të tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore, prandaj Irani ka hyrë fazën e dytë për reduktimin e zotimeve të veta në kuadër të kësaj marrëveshje ku përfshihet shtimi i nivelit të rezervave dhe pasurimit të uraniumit dhe inspektorët e ANEA nga nesër mund ta konfirmojnë se Irani ka kaluar tavanin 3.67 të pasurimit të uraniumit.

Behruz Kamalvandi shtoi: "Hapi i dytë i Iranit në periudhën afatmesme merret për të plotësuar nevojat e centraleve dhe reaktorëve hulumtues dhe në periudhë afatgjate për të plotësuar nevojat përkatëse të vendit për të cilat nevojitet pasurimi i uraniumit në niveli të ndryshme".