Major Musavi: Asnjë vend nuk guxon të kryejë agresion kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89348-major_musavi_asnjë_vend_nuk_guxon_të_kryejë_agresion_kundër_iranit
Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka thënë se asnjë fuqi nuk ka kapacitetin e duhur që të marrë  vendim për të kryer agresion kundër Iranit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Korrik 08, 2019 04:34 Europe/Tirane
  • Major Musavi: Asnjë vend nuk guxon të kryejë agresion kundër Iranit

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka thënë se asnjë fuqi nuk ka kapacitetin e duhur që të marrë  vendim për të kryer agresion kundër Iranit.

Major Sejed Abdul’rahman Musavi, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit pasi vuri në dukje se Irani shumë herë ka deklaruar se nuk synon luftë dhe shtoi: Irani kurrë nuk do të jetë iniciator i luftës mirëpo në mbrojtjen e vetes së tij vepron shumë mirë. Major Musavi pasi vuri në dukje se armiqësitë dhe mëritë e Amerikës me Iranin janë thelbësore dhe të vjetra shtoi se armiku gjithmonë është munduar të sulmojë dhe godasë Iranin dhe për këtë forcimi i rezistencës së populli dhe i frymës së qëndresës përballë armikut lakmitar ka rëndësi strategjike. Ai ndër të tjera përmendi fuqinë preventuese dhe mbrojtëse të Iranit përballë çdo kërcënimi të armiqve dhe tha: Sa i përket pajisjeve dhe armatimeve të reja dhe të sofistikuara, forcat tokësore, ajrore dhe detare janë të pajisur me të gjitha mundësitë. Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik në një takim me ministrat, funksionarë, hulumtuesit dhe ekspertët e ministrisë së mbrojtjes, ka theksuar ngritjen e kapacitetit mbrojtës dhe operativ të Iranit që është e drejtë e Republikës Islamike të Iranit. “Në një botë ku ekziston fuqia imponuese, sunduese, pushtuese, e pamoralshme dhe jo njerëzore, të cilët nuk kursejnë as agresionet ndaj vendeve të tjera dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm, zgjerimi i industrisë së mbrojtjes dhe i fuqisë operative është e natyrshme pasi siguria nuk garantohet në rast se ato fuqi nuk e ndjejnë kapacitetin dhe fuqinë mbrojtëse të Iranit”, tha lideri suprem.