Gjeneral Hatami: Piratëria e Anglisë nuk do të mbetet pa përgjigje
Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se ndalimi i anijes së naftës iraniane në Gjibraltar nga forcat detare të Anglisë është një lloj piratërie dhe Irani nuk do ta lë pa përgjigje këtë piratëri.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit, të hënën (sot) në ceremoninë e bashkimit të lundruesve të klasës "Hejdar" në flotën detare kufitare të forcave policore në portin Bandarabas në jug të Iranit, deklaroi se ndalja e anijes transportuese të naftës iraniane është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe shtoi: "Irani gjithnjë ka luftuar në mënyrë të prerë piratërinë dhe plaçkitjen detare dhe me padyshim se kjo piratëri e Anglisë nuk do të mbetet pa përgjigje.
Gjeneral Hatami gjithashtu vuri në dukje shkeljen e hapësirës ajrore të Iranit nga ana e dronit spiunazh të Amerikë dhe tha: "Mesazhi i rrëzimit të dronit spiunazh amerikan ishte ky që Irani për të garantuar sigurinë e kufijve nuk bënë kurrfarë tolerance dhe me të gjitha forcat do të mbrojë kufijtë ajror, detar dhe tokësor".
Ministri i mbrojtjes së Iranit në lidhje me kapacitetin e lundruesve të klasës "Hejdar" që është projektuar dhe prodhuar nga ekspertët iranianë, deklaroi: ""Lundruesi i klasës "Hejdar" është projektuar për misione vëzhguese dhe kërkimore, për shpëtim, patrullim, kontroll dhe kryerjen e inspektimeve detare në të gjitha rrethanat".
Gjeneral Hatami në vazhdim vuri në dukje progresin e forcave detare të Iranit pavarësisht sanksioneve të armiqve dhe shtoi: "Lundruesit e klasës "Hejdar" kanë kapacitet për ruajtjen e balancimit, për mosmbytjen në kënde deri në 180 shkallë dhe lundrim në kushte të stuhive dhe erërave me mbi 70 kilometër".