Fuqia mbrojtëse e Iranit e paprekshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89366-fuqia_mbrojtëse_e_iranit_e_paprekshme
Gjeneral Muhamed Bagheri, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Iranit, pasi vizitoi njësitë e mbrojtjes ajrore në bazën “ Gjuetari” dhe brigadën 292 të artilerisë së rëndë në Dezful, deklaroi se fuqia mbrojtëse e Iranit është e paprekshme dhe e pa dëmtueshme.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Korrik 09, 2019 04:32 Europe/Tirane
  • Fuqia mbrojtëse e Iranit e paprekshme

Gjeneral Muhamed Bagheri, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Iranit, pasi vizitoi njësitë e mbrojtjes ajrore në bazën “ Gjuetari” dhe brigadën 292 të artilerisë së rëndë në Dezful, deklaroi se fuqia mbrojtëse e Iranit është e paprekshme dhe e pa dëmtueshme.

Gjeneral Bagheri, ndër të tjera përmendi situatën në rajon dhe tha: “Nëse armiku i ka ngulitur sytë tek interesat tona dhe kryen qoftë edhe agresionin më të vogël, Irani në kohën e duhur do të japë përgjigjen e duhur. Sa i përket disa ngjarjeve të ditëve të kaluara dhe se ata akoma nuk kanë marrë përgjigjen e duhur, kjo nuk nënkupton heshtje apo pranimin e agresionit, por armiqtë do të marrin përgjigjen në kohën e duhur”. Gjeneral Amir Hatami ministri i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë në kuadër të prezantimit të skafit super të shpejtë Hejdar i cili do të përdoret në flotën detare të Iranit në portin Bandar Abas në jug të Iranit, tha se bllokimi i anijes iraniane me naftë bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe shtoi se Irani gjithmonë u ka dhënë përgjigje dërrmuese piratëve detarë dhe me padyshim pirateria detare e Anglisë nuk do të mbesë pa përgjigje. Sipas raportit të publikuar nga instituti Brookings, Irani ka 15 lloje raketash balistike, me një distancë veprimi nga 200-6000 km. Dr. Abdul’rasul Div’salari, ekspert i çështjeve strategjike dhe një prej projektuesve të doktrinës preventuese të Iranit thotë: Ekzistojnë shumë dëshmi që tregojnë se Pentagoni ka arritur në përfundimin se sot nuk është koha e përshtatshme për luftë me Iranin sepse kjo është një luftë plot shpenzime dhe dëme strategjike, e cila nuk mund të realizojë objektivat politike. Nga pikëpamja e instituteve studimore ushtarake, fuqia raketore bregdetare dhe fuqia operative e skafeve të shpejta të cilët janë instaluar në një hapësirë të gjerë prej 2500 km në brigjet e Gjirit Persik dhe koha e shkurtër operative e tyre, është një sfidë tepër e madhe teknologjike për forcat agresore. Një raport i kolegjit të luftës të forcave detare të Amerikës, vë në dukje se forca e dronëve iraniane është një tjetër sfidë për ushtrinë amerikane në përballje me Iranin. Qendra hulumtuese dhe e studimeve strategjike, pohon faktin se Irani në kuadër të objektivave të tij strategjikë, fuqinë preventuese e ka ngritur në përputhje me nivelin rreziqeve. Ndër progreset e Iranit në këtë fushë janë nëndetëset e pajisura me silurë modernë, raketat cruise anti-anije dhe raketat cruise me bazë në tokë. Rezultatet e studimeve strategjike tregojnë se makina e luftës e Amerikës në rast të ndonjë agresioni kundër Iranit do të pësojë dëme të konsiderueshme që për ata do të jenë të papërballueshëm. Irani sigurisht që nuk do të jetë iniciator i luftës në rajon dhe jashtë rajonit. Mirëpo, në rast të ndonjë kërcënimi apo sulmi, ai me fuqi dhe me forcë të madhe do të mbrojë veten e tij. gjeneral Sejed Abdul’rahim Musavi, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, ka thënë se Irani nuk kërkon luftë me askënd dhe tha: Irani nuk do të jetë iniciator i luftës mirëpo mbrojtjen e vetes së tij e kryen shumë mirë.