Takht’revançi: Amerika ka bashkëpunim të ngushtë me grupin terrorist MEK
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89397-takht’revançi_amerika_ka_bashkëpunim_të_ngushtë_me_grupin_terrorist_mek
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB deklaroi se Amerika ka bashkëpunim të ngushtë me grupin terrorist MEK.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 10, 2019 07:38 Europe/Tirane
  • Takht’revançi: Amerika ka bashkëpunim të ngushtë me grupin terrorist MEK

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB deklaroi se Amerika ka bashkëpunim të ngushtë me grupin terrorist MEK.

Maxhid Takht’revançi ditën e martë në një prononcim në takimin e  KS të OKB ku është analizuar çështja e lidhjeve të terrorizmit me krimin e organizuar ndërkombëtar, Iranin e cilësoi viktimë të terrorizmit dhe tha: Grupi terrorist MEK i cili ka mbështetjen e disa vendeve të rajonit dhe vendeve evropiane, bashkëpunon ngushtë me shërbimet informative amerikane për të krijuar probleme dhe destabilizimin në Iran. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB, ndër të tjera shtoi se Irani është viktimë e aktiviteteve terroriste dhe e krimit të organizuar ndërkombëtar dhe tha se Irani është vend primar në luftën kundër terrorizmit dhe deri më sot ka dhënë 17 mijë e 161 martirë. Takht’revançi shtoi se grupi terrorist MEK sot ka mbështetjen e disa vendeve të rajonit dhe disa vendeve të tjera mes tyre ato evropiane. Amerika duke hequr grupin terrorist MEK nga lista e grupeve terroriste i ka dhënë imunitet këtij grupi dhe shërbimet informative amerikane kanë bashkëpunim të ngushtë me këtë grup terrorist, shtoi ndër të tjera Maxhid Takht’revançi, përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB.