Irani paralajmëron Britaninë për 'pasojat' e sekuestrimit të tankerit të naftës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89413-irani_paralajmëron_britaninë_për_'pasojat'_e_sekuestrimit_të_tankerit_të_naftës
Presidenti iranian Hasan Ruhani paralajmëroi Britaninë për "pasojat" e sekuestrimit të një supertankeri iranian të naftës në Ngushticën e Gjibraltarit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 10, 2019 16:50 Europe/Tirane
  • Irani paralajmëron Britaninë për 'pasojat' e sekuestrimit të tankerit të naftës

Presidenti iranian Hasan Ruhani paralajmëroi Britaninë për "pasojat" e sekuestrimit të një supertankeri iranian të naftës në Ngushticën e Gjibraltarit.

"Unë u kujtoj britanikëve se janë ata që iniciojnë pasiguri dhe pasojat e saj do t'i shohin në të ardhmen", paralajmëroi të mërkurën Presidenti Ruhani. Ruhani, i cili po i drejtohej një takimi qeveritar në Teheran, e quajti veprimin "shumë naiv, të tmerrshëm dhe të gabuar" dhe "në dëm të Britanisë", duke vënë në dukje se të gjitha përpjekjet ndërkombëtare duhet të përqendrohen në garantimin e sigurisë detare. Ruhani më tej tha se forcat britanike e ndërmorën këtë veprim për llogari të " tjetërkujt", duke iu referuar një deklarate të Ministrisë së Jashtme spanjolle, e cila kanë zbuluar se Britania e Madhe ka kryer konfiskimin e tankerit iranian me urdhrin e Shteteve të Bashkuara. Shefi ekzekutiv iranian komentoi mbi masat që Irani po merr në përgjigje të mospërkushtimit të palëve të tjera në zbatimin e një marrëveshje shumëpalëshe bërthamore me Republikën Islamike. Ruhani tha: "Ata nuk japin ndonjë arsye pse Irani nuk duhet të përfshihet në pasurimin e uraniumit. Ata vetëm thonë "është e keqe" ose "qëllimi i iranianëve është i keq" ". Ai gjithashtu ngriti pyetje lidhur me pretendimin se aktiviteti i pasurimit – që mbart një mori përfitimesh paqësore mjekësore dhe teknologjike - është "i keq për Iranin dhe i mirë për të tjerët". Ai megjithatë tha se qëllimi kryesor i kundërmasave të Iranit është të ftojë të tjerët të ruajnë marrëveshjen bërthamore dhe të respektojnë konventat ndërkombëtare, duke iu referuar faktit se marrëveshja është miratuar në formën e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe duhet të respektohet nga të gjithë.