KG I ANEA dhe marrëveshja bërthamore
Njëkohësisht me vizitën e këshilltarit diplomatik të presidentit francez në Teheran, në Vienë të Austrisë me kërkesë të Amerikës u mbajt takimi i KG i ANEA.
Politika e Iranit për uljen e zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore e ka detyruar Evropës që të ndërmarrë përpjekje të reja ndërsa Amerikën të vazhdojë politikat e saj të dyanshme kundrejt marrëveshjes bërthamore. Kjo gjë tregon politikën e logjikshme të Iranit rreth kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare. Emmanuel Bonne, këshilltari politik i presidentit të Francës ditën e mërkurë u takua me Ali Shamkhani sekretari i këshillit suprem të sigurisë kombëtare dhe me Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit. Pas kësaj ai pati një takim me Hasan Ruhani presidentin e Republikës Islamike të Iranit. Duke falënderuar përpjekjet e Presidentit Emmanuel Macron për një zbatim më të mirë të marrëveshjes bërthamore, Presidenti Ruhani mbështeti diplomacinë për një zbatim të plotë të të gjitha angazhimeve të përcaktuara në marrëveshjen bërthamore. "Irani e ka lënë të hapur rrugën e diplomacisë dhe dialogut," tha ai. "Qëllimi i Iranit është realizimi i plotë i të gjitha pjesëve të marrëveshjes bërthamore ", tha presidenti Hasan Ruhani. Gjatë këtij takimi, Emmanuel Bonne i dorëzoi Presidentit iranian mesazhin me shkrim të homologut të tij francez, Emmanuel Macron. Këshilltari i lartë diplomatik i presidentit francez, i cili që nga e marta ka vizituar Teheranin, u takua të mërkurën në mesditë me sekretarin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, admiral Ali Shamkhani, me të cilin diskutoi mekanizmin e zbatimit të angazhimeve evropiane në kuadrin e marrëveshjes bërthamore dhe çështje të interesit rajonal dhe dypalësh. Njëkohësisht me takimet e këshilltarit të presidentit Macron në Teheran, në Vienë të Austrisë është mbajtur takimi i KG i ANEA. Ky takim u mbajt me kërkesë të Amerikës që është shkelëse e marrëveshjes bërthamore. Përfaqësuesja e Amerikës në KG të ANEA, pasi ka përsëritur pretendimet e mëparshme të Uashingtonit kundër Iranit, akuzoi Teheranin për shkeljen e marrëveshjes bërthamore. Tre vendet evropiane nënshkruese të marrëveshjes bërthamore në takimin e Vienës, shprehën shqetësimet e tyre mbi veprimet e reja të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe theksuan se komisioni i përbashkët i marrëveshjes bërthamore është organi kryesor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Organizimi i takimit të KG të ANEA në Vienë tregon se Amerika në formë të njëanshme mundohet të zbatojë politikat dhe interesat e saj në çdo lloj forme. Takimi i KG i ANEA u mbajt në një kohë kur Amerika nuk është nënshkruese e marrëveshjes bërthamore mirëpo kërkon zbatimin e plotë të saj nga ana e Iranit gjë e cila tregon dyanshmërinë e Uashingtonit. Kazem Karib’abadi përfaqësuesi i Iranit pranë OKB me seli në Vienë në takimin e KG të ANEA ka thënë: Politika e jashtme dhe sjellja e Amerikës është e dyanshme dhe organizimi i këtij takimi me kërkesë të një vendi që ka shkelur marrëveshjen bërthamore, është shaka e hidhur. Irani ka ndërmarrë disa hapa logjikë për uljen e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe kjo ka shtuar përpjekjet e Evropës e cila përveçse mundohet të ndërpresë politikat e reja të Iranit mundohet të gjejë zgjidhje për qorrsokakun e krijuar në marrëveshjen bërthamore. Irani i kishte dhënë 60 ditë afat kohë Evropës që të zbatojë zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe pas kësaj mori vendim për zbatimin e fazës së dytë të uljes së zotimeve të tij. Ky proces do të vazhdojë deri në zbatimin e plotë të zotimeve nga palët e tjera të marrëveshjes bërthamore.