A mundet Irani të rrëzojë avionët F-35?
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89439-a_mundet_irani_të_rrëzojë_avionët_f_35
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka kërcënuar të bombardojë Iranin, me ndihmën e avionëve F-35.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 11, 2019 17:09 Europe/Tirane
  • A mundet Irani të rrëzojë avionët F-35?

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka kërcënuar të bombardojë Iranin, me ndihmën e avionëve F-35.

U desh një kohë e gjatë që Netanjahu të reagojë ndaj fjalëve të një parlamentari të lartë iranian, i cili kishte thënë se do të duhej vetëm gjysmë ore për të shkatërruar Izraelin, nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë Iranin, shkruan redaktori i gazetës londineze Rai al-Youm në artikullin e tij të datës 11 korrik. "Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka kërcënuar se do të godasë Iranin me avionë luftarakë F-35, por të gjithë e dinë se ai po bën bllof dhe kërcënimet e tij janë boshe, sepse kumbari i tyre amerikan pa të cilin Izraeli nuk mund të lëvizë as gishtin e vogël, nuk mendon fare për avionët F-35 si pjesë e një lufte kundër Iranit, që mund të implikojë ndoshta avionët F-22. Izraeli është vendi i parë jo-anëtar i NATO-s, që ka blerë një duzinë të avionëve F-35 dhe po përgatitet të blejë edhe 40 të tjerë. Është gjithashtu vendi i parë në botë që ka guxuar të pretendojë ta ketë përdorur këtë avion kundër Sirisë. Por pse shërben ky bllof kur e dimë se prodhuesi amerikan e ka çaktivizuar këtë model avioni për shkak të dhjetëra të defekteve teknike dhe organike? E pra, këto fjalë të Netanjahut tingëllojnë si një demonstrim i përulshëm i forcës që është vështirë të lërë përshtypje posaçërisht pas shkatërrimit të një droni Global Hawk amerikan në qiellin jugor të Iranit. Ishte një dron i klasit Triton, i pakapshëm nga asnjë sistem radarësh, por iranianët e kapën atë. Edhe në Siri, Uashingtoni i kërkoi Izraelit të ndalonte përdorimin e F-35 pasi mbrojtja ajrore siriane rrëzoi një F-16 izraelit. Pentagoni i ka kërkuar Izraelit të mos e përdorë F-35, sepse çdo incident mund të shkaktojë vdekjen e programit për prodhimin dhe shitjen e këtij avioni. Sa për goditjen e 20 qershorit, që i kushtoi Pentagonit një dron prej disa miliona dollarësh, ne kemi të drejtë të besojmë se iranianët janë të aftë për të rrëzuar edhe avionët F-35". Autori i artikullit beson se nëse shpërthen një luftë me Iranin, amerikanët nuk do të mbështeten kurrë te avioni F-35, por përkundrazi do të përdorin bombarduesit e tyre B-52 dhe F-22 që munden të godasin në distancë për të shmangur raketat anti-ajrore. ... realiteti është se Netanjahu jeton në një gjendje të pashembullt frike, ashtu si shumica e izraelitëve, sepse ushtria izraelite, e cila nuk ka fituar asnjë luftë që nga lufta e vitit 1967, nuk është më në gjendje për të mbrojtur Izraelin dhe për të garantuar sigurinë dhe komoditetin e kolonëve të tij ... Sa i përket mashtruesit amerikan Trump, ai është në fazën e dërgimit të ndërmjetësve francezë në Teheran apo edhe aktivizimin e japonezëve për takime të reja me presidentin iranian Hasan Ruhani".