Karib’abadi: Irani nuk futet në negociata me Amerikën në kushtet e sanksioneve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89447-karib’abadi_irani_nuk_futet_në_negociata_me_amerikën_në_kushtet_e_sanksioneve
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare me seli në Vienë, deklaroi se Irani nuk futet në negociata me Amerikën në kushtet e sanksioneve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 12, 2019 03:21 Europe/Tirane
  • Karib’abadi: Irani nuk futet në negociata me Amerikën në kushtet e sanksioneve

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare me seli në Vienë, deklaroi se Irani nuk futet në negociata me Amerikën në kushtet e sanksioneve.

Kazem Karib’abadi, në një intervistë për gazetën gjermane Die Zeit, lidhur me mundësinë e konfliktit ushtarak mes Amerikës dhe Iranit ka thënë: Teherani nuk kërkon luftë mirëpo Amerika e di se sa i fuqishëm është Irani dhe se çfarë mjetesh ka ai për mbrojtje. Ambasadori dhe përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në organizatat ndërkombëtare në Vienë ndër të tjera shtoi: Për shkak të sanksioneve që Amerika ka vendosur, tregtia dhe bashkëpunimet e Iranit janë bërë shumë të vështira dhe vazhdimi i kësaj situatë në asnjë mënyrë nuk është e pranueshme për Iranin. Donald Trump më 8 Maj të vitit 2018 në formë të njëanshme tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore dhe riktheu sanksionet bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i presidentit amerikanë është dënuar gjerësisht si nga faktori vendas ashtu edhe nga faktori i huaj.