Britania të lirojë menjëherë cisternën iraniane të naftës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89489-britania_të_lirojë_menjëherë_cisternën_iraniane_të_naftës
Ndërkohë që veprimi i Britanisë në kapjen e cisternës iraniane të naftës në Ngushticën e Gjibraltarit mban gjurmët e një dëshire për të sabotuar tranzitin e lirë të energjisë, është gjithashtu e vërtetë që pala angleze nuk e bën këtë me dëshirën e zemrës dhe se sikleti i Londrës është shumë i dukshëm.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 14, 2019 05:13 Europe/Tirane
  • Britania të lirojë menjëherë cisternën iraniane të naftës

Ndërkohë që veprimi i Britanisë në kapjen e cisternës iraniane të naftës në Ngushticën e Gjibraltarit mban gjurmët e një dëshire për të sabotuar tranzitin e lirë të energjisë, është gjithashtu e vërtetë që pala angleze nuk e bën këtë me dëshirën e zemrës dhe se sikleti i Londrës është shumë i dukshëm.

Por tashmë, koha po skadon për Britaninë. Hamid Baeidinezhad, ambasadori i Iranit në Londër, paralajmëroi të shtunën kundër vazhdimit të konfiskimit të cisternës Grace 1, dhe theksoi se ky veprim i Londrës "nuk do të mbetet pa përgjigje". Hamid Baeidinezhad, tha në një mesazh në Twitter se "Britania e Madhe kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare me këtë akt të piraterisë detare". Vazhdimi i konfiskimit të cisternës do të thotë që Mbretëria e Bashkuar po përsërit gabimin e saj dhe një gabim i tillë nuk do të jetë mbetur pa përgjigje ", shtoi ambasadori i Iranit në Londër .