Pekini: Marrëveshja bërthamore nuk ka alternativë tjetër
Kina deklaroi se marrëveshja bërthamore e Iranit është "e pazëvendësueshme".
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Pekini njoftoi të martën (16 korrik) se marrëveshja bërthamore e Iranit ishte "e pazëvendësueshme", duke shtuar se ajo ishte "e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet në lidhje me programin bërthamor të Teheranit ". Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang tha të martën se "zbatimi i plotë dhe efektiv i marrëveshjes është e vetmja mënyrë praktike dhe efektive për të zgjidhur çështjet rreth programit bërthamor iranian dhe lehtësimin e tensioneve. Geng gjithashtu akuzoi Shtetet e Bashkuara se janë rrënja e tensioneve aktuale, pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore vitin e kaluar dhe vendosjes së sanksioneve të reja ekonomike kundër Teheranit. Sipas diplomatit kinez, Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë ushtrimin e presionit ndaj Iranit, në mënyrë që të plotësohen kushtet për një zgjidhje politike dhe diplomatike të çështjes.