Irani ndihmon cisternën e Emirateve
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane tha se forcat detare të Iranit kishin ndihmuar një cisternë të huaj të naftës në Gjirin Persik pas marrjes së një kërkese për ndihmë nga anija.
Abas Musavi tha se cisterna kishte pësuar defekt, pas së cilës ajo dërgoi një apel në distancë për ndihmë. Forcat detare iraniane pas marrjes së thirrjes nxituan në vendin e ngjarjes dhe e morën anijen në ujërat territoriale të Iranit për riparim. Më parë gjatë ditës, Associated Press raportoi se një cisternë nafte e Emirateve ishte zhdukur në Gjirin Persik për pothuajse tri ditë. Anija Riah me flamur panamez njoftohet se u zhduk nga radarët të shtunën. Cisterna mesa duket kishte fikur transponderin e saj. Nga ky incident krejtësisht i parrezikshëm, Associated Press krijoi një kontekst të para luftës duke pretenduar se cisterna është kapur nga luftanijet iraniane! Fakti që Emiratet e Bashkuara Arabe e mohuan të parët informacionin e AP-së, tregon se edhe aleatët e Shteteve të Bashkuara janë të vetëdijshëm për lojën e rrezikshme që po përgatisin Uashingtoni dhe Londra.