Ushtria e Iranit merr grupin e parë të dronëve Mohaxher-6
Të mërkurën, forcat tokësore të Ushtrisë iraniane morën në dorëzim grupin e parë të dronëve Mohaxher-6 të prodhuara në vend, të cilat më parë ishin përdorur vetëm nga Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik, njoftoi agjencia e lajmeve Mehr.
Ky dron zbulimi dhe sulmues pritet të rrisë aftësinë e vëzhgimit dhe aftësitë e zbulimit të forcave tokësore të Iranit, si dhe potencialin për të kryer sulme me bomba precize. Duke folur në ceremoni, Gjeneral Brigade Shahram Hasanezhad, shefi i njësisë së dronëve të forcave tokësore, tha se marrja e këtyre dronëve do të hapë një epokë të re të përdorimit të gjerë të dronëve në operacionet e Forcave Tokësore të Armatës së Iranit. "Me përdorimin e këtyre mjeteve ajrore pa pilot, çdo kërcënim për kufijtë iranianë dhe madje edhe përtej kufijve, do të identifikohet, gjurmohet dhe asgjësohet, madje përpara se të mund të formohet", tha Hasanezhad. "Droni Mohaxher-6, i pajisur me bomba tepër precize Kaem dhe me eksplorues të ndryshëm elektro-optikë dhe me koka të ndryshme eksplozive, mund të gjurmojë, kapë dhe shkatërrojë objektivin", tha Ministri iranian i Mbrojtjes, gjeneral Amir Hatami, njofton agjencia e lajmeve Farsnews.