Baidinezhad: Anglia të shmanget nga krijimi i më shumë tensioneve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89684-baidinezhad_anglia_të_shmanget_nga_krijimi_i_më_shumë_tensioneve
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Londër në reagim ndaj pretendimit të mediave angleze, ka theksuar se qeveria e Anglisë duhet të kontrollojë forcat politike të brendshme të këtij vendi të cilat dëshirojnë t'i zgjerojnë tensionet ekzistuese mes Teheranit dhe Londrës në përmasa më të gjera se sa çështje e anijeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 21, 2019 12:20 Europe/Tirane
  • Baidinezhad: Anglia të shmanget nga krijimi i më shumë tensioneve

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Londër në reagim ndaj pretendimit të mediave angleze, ka theksuar se qeveria e Anglisë duhet të kontrollojë forcat politike të brendshme të këtij vendi të cilat dëshirojnë t'i zgjerojnë tensionet ekzistuese mes Teheranit dhe Londrës në përmasa më të gjera se sa çështje e anijeve.

Gazeta angleze "Daily Telegraf" në një raport të saj pretendoi se ministrat e kabinetit qeveritar të Anglisë në reagim ndaj konfiskimit të anijes transportuese të naftës "Stena Impero" të Anglisë në ngushticën e Hormozit, po shqyrtojnë një plan për vendosjen e sanksioneve kundër Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hamid Baidinezhad, ambasadori i Iranit në Angli, ditën e diele në faqen e tij në Twitter ka shkruar: "Veprimet e forcave politike të brendshme të Anglisë në këto rrethana të ndjeshme të rajonit, janë tërësisht të rrezikshme dhe irracionale".

Baidinezhad gjithashtu ka deklaruar gatishmërinë e Iranit për t'u përballur ma çfarëdo skenarë të ndryshme.