Ruhani: Marrëdhëniet e gjithanshme Teheran-Bagdad janë në rritje
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89717-ruhani_marrëdhëniet_e_gjithanshme_teheran_bagdad_janë_në_rritje
Hapat me ndikim në zgjerimin e përditshëm të marrëdhënieve të gjithanshme të Teheranit dhe Bagdadit do të vazhdojnë të hidhen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 23, 2019 04:26 Europe/Tirane
  • Ruhani: Marrëdhëniet e gjithanshme Teheran-Bagdad janë në rritje

Hapat me ndikim në zgjerimin e përditshëm të marrëdhënieve të gjithanshme të Teheranit dhe Bagdadit do të vazhdojnë të hidhen.

Kështu ka deklaruar Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë takimit që ai pati me Adel Abdul’mehdi kryeministër i Irakut i cili ndodhet për një vizitë në Teheran me qëllim zgjerimin e bashkëpunimeve Iran-Irak sidomos në kushtet aktuale të rajonit. presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani theksoi se Irani nuk dëshiron zgjerimin e tensioneve as me rajonin dhe as me ndonjë vend tjetër dhe se Irani kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë iniciator i luftës dhe konfliktit. Ndër të tjera presidenti Ruhani shtoi; Parimi kryesor i Iranit përgjatë historisë ka qenë ruajtja e sigurisë dhe e lirisë së lëvizjes së anijeve në Gjirin Persik, ngushticën e Hormuzit dhe detin e Omanit. Adel Abdul’mehdi, kryeministër i Irakut pasditen e së hënës në krye të një delegacionit të lartë arriti për një vizitë në Teheran. Gjatë qëndrimit në Iran ai u takua me Hasan Ruhani president i Iranit ku kërkoi zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe zbatimin e akordeve të mëparshme mes dy vendeve. Në këtë takim Abdul’mehdi tha: Duhet të përpiqemi ë duke zgjeruar marrëdhëniet dhe duke zbatuar akordet e arritura më parë të dy popujt të garantojnë interesat e tyre.  kryeministri irakian në takim me presidentin e Republikës Islamike të Iranit përmendi disa komplote për shtimin e tensioneve në rajon dhe tha: Iraku kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pjesë e sanksioneve kundër Iranit. Amerika përgjatë vitit të kaluar dhe menjëherë pas tërheqjes së saj nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin, ka ndërmarrë politikën e presioneve maksimale kundër Republikës Islamike të Iranit por deri tani ajo nuk ka mundur të realizojë asnjë prej qëllimeve dhe objektivave të saj.