Ali Shamkhani: Negociatat me shkelësin e zotimeve, janë marrëzi!
Sekretari i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit deklaroi se negociatat me një individ i cili nuk respekton asnjë prej zotimeve të tij, janë marrëzi dhe shenjë e dobësisë dhe paaftësisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit, ditën e mërkurë në takim me kryetarin dhe anëtarët e komisionit ekonomik në Parlamentin Islamik të Iranit, deklaroi: "Aktualisht me rezistencën e pashembullt të popullit të Iranit, armiku ka arritur në këtë bindje se duke zmadhuar hijen imagjinative të luftës, nuk mund ta detyrojë popullin e Iranit që të pranojë poshtërimin".
Ali Shamkhani duke shpjeguar rezultatet e rëndësishme të strategjisë së rezistencës aktive, shtoi: "Sot armiku shumë mirë e ka kuptuar se paaftësia dhe dobësia e tij është në zbatimin e politikës së presionit, janë negociatat dhe nuk ka rrugë tjetër, përveç zbatimit të plotë të zotimeve të veta dhe garantimin e të drejtave të popullit të Iranit".
Sekretari i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit gjithashtu vuri në dukje rolin përcaktues të komisionit ekonomik të Parlamentit Islamik të Iranit në mbështetjen ndaj strategjisë aktive përball politikës presion maksimum të Amerikës ndaj popullit të Iranit dhe shtoi: "Me ndryshimin e qasjes së Republikës Islamike të Iranit përball shkeljeve të zotimeve të Amerikës dhe mosveprimit të Evropës sipas marrëveshjes bërthamore, duhet të merren veprime aktive në sferat ekonomike, politike dhe atomike".