Paralajmërimi i ashpër i Gardës Revolucionare për Britaninë!
Kryekomandanti i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, gjeneralmajor Husein Selami, i ka dhënë një paralajmërim të ashpër qeverisë britanike, duke thënë: "Do të duhen vetëm 48 orë për djemtë e Iranit për të zbatuar udhëzimet e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik dhe njëkohësisht Komandant Suprem i Forcave të Armatosura. Nëse armiku guxon të sulmojë dinjitetin tonë, bijtë tanë do ta zbresin atë nga qielli në tokë".
"Nëse kolonialistët britanikë, të cilët janë përfshirë kryesisht në 100 vitet e fundit në plaçkitje të pasurisë sonë, guxojnë të vazhdojnë zakonin e tyre të piraterisë dhe plaçkitjes, djemtë tanë do të shkojnë dhe të marrin anijet e tyre për t'i sjellë ato në brigjet tona. Ata do të jenë indiferentë ndaj klithmave të ushtarëve britanikë dhe do të veprojnë edhe kundër anijeve amerikane që shoqërojnë anijet britanike, "tha shefi i Gardës Revolucionare. Gjeneralmajor Husein Selami shtoi: " Irani është një vend që ka kapërcyer shumë vështirësi, që ka luftuar kundër shumë armiqve. Dhe ai ende po lufton, pavarësisht kufizimeve dhe sanksioneve. Armiqtë nuk duhet të mashtrojnë veten me iluzione. Ata duhet ta dinë se Irani është simboli i rezistencës. As sanksionet dhe as bllokada, e aq më tepër shantazhimi, nuk mund të thyejnë rezistencën tonë. Ata që kërcënuan se do të zvogëlojnë eksportet tona të naftës në zero tani po na luten duke na thirrur në dialog. Iranianët nuk mashtrojnë askënd, por nuk lejojnë të mashtrohen nga askush. Iranianët gjithmonë veprojnë me ndershmëri dhe nuk pranojnë kurrë padrejtësi. Ky është thelbi i kulturës sonë, një kulturë e frymëzuar nga Ashura."