Lideri suprem uron fitoren e ekipit të volejbollit për të rinj
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89873-lideri_suprem_uron_fitoren_e_ekipit_të_volejbollit_për_të_rinj
Lideri suprem i revolucionit islamik, Ajetollah Khamenei, me anë të një mesazhi ka përgëzuar ekipin e të rinjve iranianë të volejbollit për titullin kampion bote të marrë në përfundim të kampionatit botëror të këtij sporti.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 29, 2019 03:18 Europe/Tirane
  • Lideri suprem uron fitoren e ekipit të volejbollit për të rinj

Lideri suprem i revolucionit islamik, Ajetollah Khamenei, me anë të një mesazhi ka përgëzuar ekipin e të rinjve iranianë të volejbollit për titullin kampion bote të marrë në përfundim të kampionatit botëror të këtij sporti.

Ajetollah Khamenei në mesazhin e tij ka thënë: Të dashur të rinj, marrja e titullit kampion nga ju ka gëzuar zemrat e kombit iranian. Ju falënderoj. Ekipi kombëtar iranian i volejbollit për të rinj pas fitores në finale me ekipin kombëtar të Italisë u shpall kampion bote. Kampionati i 20-të botëror i volejbollit për moshat nën 21 vjeç u mbajt më 18 korrik në Manama dhe përfundoi ditën e shtunë.