Irani dhe Rusia manovra të përbashkëta në Gjirin Persik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89887-irani_dhe_rusia_manovra_të_përbashkëta_në_gjirin_persik
Komandanti i Marinës së Iranit, Admiral Husein Khanzadi deklaroi se Irani dhe Rusia kanë rënë dakord të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare në rajonin e Gjirit Persik "në të ardhmen e afërt".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 29, 2019 16:36 Europe/Tirane
  • Irani dhe Rusia manovra të përbashkëta në Gjirin Persik

Komandanti i Marinës së Iranit, Admiral Husein Khanzadi deklaroi se Irani dhe Rusia kanë rënë dakord të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare në rajonin e Gjirit Persik "në të ardhmen e afërt".

Khanzadi, i cili mori pjesë në festimet e Ditës së Marinës Ruse në Shën Petersburg, të hënën në një intervistë me Agjencinë e lajmeve të Republikës Islamike IRNA, tha se të dy palët kanë arritur një marrëveshje për mbajtjen e stërvitjeve të përbashkëta në Oqeanin Indian, në ujërat Makran , në Ngushticën e Hormuzit dhe në Gjirin Persik deri në fund të vitit. Duke parashtruar rezultatin e udhëtimit të tij në Rusi, Admiral Khanzadi tha se gjatë kësaj vizite u nënshkrua një marrëveshje e bashkëpunimit ushtarak me Ministrinë e Mbrojtjes të Federatës Ruse në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit. Komandanti i Marinës së Iranit më tej vuri në dukje se marrëveshja ishte e para e llojit të vet midis Teheranit dhe Moskës dhe synonte të nxiste bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve veçanërisht në lidhje me forcat detare. Njoftimi vjen pasi tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit kanë qenë të larta që nga viti i kaluar, kur Presidenti Donald Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja bërthamore shumëpalëshe e vitit 2015 dhe vendosi sanksionet më të ashpra kundër Republikës Islamike.