Irani është kundër shkëmbimit të anijes së bllokuar me Anglinë
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Angli ka thënë se Irani është kundër shkëmbimit të anijes së bllokuar në formë të jashtëligjshme nga Anglia me anijen e bllokuar nga Irani në ngushticën e Hormuzit për shkak të shkeljes së normave dhe dispozitave ndërkombëtare.
Hamid Baidi’nezhad ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Londër ka thënë: për shkak të arsyeve të ndryshme të bllokimit të anijes iraniane në rajonin e Gjibraltarit dhe bllokimin e anijes angleze në ngushticën e Hormuzit, Irani është kundër shkëmbimit të anijeve. Anija angleze u bllokua për shkak të shkeljes së normave dhe dispozitave ndërkombëtare të sigurisë në ngushticën e Hormzuit ndërsa anija iraniane është bllokuar vetëm se atë e ka kërkuar Amerika dhe për këtë arsye Irani nuk është i gatshëm të bëjë shkëmbimin e këtyre anijeve. Forcat detare angleze më 4 korrik të këtij viti kanë bllokuar një anije iraniane me naftë në ngushticën e Gjibraltarit me pretekstin se ajo ka shkelur sanksionet evropiane kundër Sirisë. Më 19 korrik forcat e gardës revolucionare me kërkesë të organizatës së porteve dhe lundrimit në provincën Hormuzgan kanë bllokuar anijen Stena Impero për shkak se kishte fikur sistemin e interceptimit, kishte lëshuar mbetjet naftore në det dhe kishte kryer aksident detar.