Tirania nuk do të zgjasë: Lideri Suprem reagon ndaj ekzekutimeve në Bahrejn
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ka paralajmëruar sundimtarët e Bahrejnit se regjimi i tyre tiranik nuk do të zgjasë shumë gjatë, pasi regjimi Al Khalifa torturoi dhe ekzekutoi dy të rinj protestues.
"Mizoria dhe tirania nuk do të zgjasin dhe vendosmëria dhe vullneti i popujve që kërkojnë drejtësi do të mbizotërojnë përfundimisht," theksoi të mërkurën Lideri Suprem në një postim në llogarinë zyrtare në Twitter. Ky postim erdhi pasi regjimi i Manamas vazhdoi goditjet e tij brutale disavjeçare ndaj protestave kundër regjimit duke urdhëruar ekzekutimin e Ahmed Isa al-Malali, 24 vjeç, dhe Ali Mohamed Hakeem al-Arab, 25 vjeç, të shtunën me akuzat e terrorizmit. Kombet e Bashkuara dënuan ekzekutimet dhe akuzuan forcat e sigurisë së Bahrejnit për përdorimin e torturave për të nxjerrë rrëfime nga dy të rinjtë. OKB gjithashtu kritikoi regjimin Al Khalifah për refuzimin për t'u ofruar një gjykim të drejtë e të paanshëm dy të rinjve bahrejnas.