Zarif: Irani do të zbatojë hapin e tretë të uljes së zotimeve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89970-zarif_irani_do_të_zbatojë_hapin_e_tretë_të_uljes_së_zotimeve
Në kushtet aktuale, hapi i tretë i uljes së zotimeve nga ana e Iranit, do të zbatohet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 03, 2019 03:10 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani do të zbatojë hapin e tretë të uljes së zotimeve

Në kushtet aktuale, hapi i tretë i uljes së zotimeve nga ana e Iranit, do të zbatohet.

Kështu ka deklaruar Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili vuri në dukje se Irani ka të drejtë të zbatojë hapat për uljen e zotimeve të tij për shkak të mos zbatimit të zotimeve nga pala tjetër nënshkruese e marrëveshjes bërthamore. Ndër të tjera shefi i diplomacisë iraniane njoftoi se të gjitha palët nënshkruese të kësaj marrëveshjeje kanë arritur përfundimi se Amerika është shkaktarja e të gjitha tensioneve. Kërkesat e Iranit pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore që në fillim kanë qenë të qarta dhe transparente dhe Irani nuk ka bërë kërkesa që janë përtej marrëveshjes bërthamore dhe në rast se ky akord ndërkombëtare nuk zbatohet në formë të plotë nga palët e tjera, Irani po në atë masë do të ulë zotimet e tij, tha në fjalën e tij ministri Zarif. Shefi i diplomacisë iraniane pasi vuri në dukje kërkesën e disa prej anëtarëve të grupit 4+1 për moszbatimin e fazës së tretë të uljes së zotimeve nga ana e Iranit, tha: Kjo është në kompetencë të Irani për të marrë vendim për uljen ose jo të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe me padyshim ky veprim do të ndërmerret në fund të veprimeve të mëparshme. Irani në përvjetorin e parë të tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore, në shenjë reagimi ndaj moszbatimit të angazhimeve nga pala tjetër nënshkruese, ka nisur fazën e uljes së zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.