Asnje fuqi s’mund te kryeje sulm tokesor ndaj Iranit
Për zv/shefin e Forcave të Armatosura të Iranit, asnjë vend i rajonit apo jashtë-rajonal nuk mund të rrezikojë një "sulm tokësor" kundër Iranit.
Gjeneral brigade Mahdi Rabbani, tha se fuqia balistike e Iranit është një parandaluese, e aftë të kundërveprojë ndaj çdo agresioni, nga kudo që të vijë dhe çfarëdo origjine të ketë, rajonale ose jashtë-rajonale. Ai theksoi: "Tridhjetë vjet më parë, Iranit iu imponua një luftë e gjatë dhe e pabarabartë, por ne nuk humbëm asgjë, as një pjesë të territorit tonë. Kjo epope nuk është harruar asnjëherë dhe reflektohet sot në arritje më të gjera. Ushtria iraniane është në kulmin e aftësive të saj dhe asnjë fuqi, qoftë rajonale apo jashtë-rajonale, nuk mund të na mposhtë në tokë. Sa i përket aftësive ballistike të Iranit, ato luajnë një rol të madh parandalues dhe ndihmojnë për të përballuar çdo agresion. Gama e raketave tona vazhdon të rritet. " Dhe ky gjeneral shtoi: "Një tjetër arritje madhore mbetet përparimi ynë në Mesdhe. Fronti i rezistencës shtrihet tani në kufijtë e Palestinës së okupuar, dhe levizjet Hezbollah dhe Hamas po forcohen në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që ata të mos kenë më nevojë për ndihmën tonë. Për më tepër, Hezbollah është një forcë që ka akses të plotë në të gjitha pikat strategjike të rajonit. "Armiku hapi një front tjetër kundër vendeve myslimane duke krijuar ISIS-in dhe duke u përpjekur të destabilizonte Sirinë për të rrëzuar presidentin e ketij vendi dhe synonte ta arrinte kete objektiv per katër muaj. Më shumë se 7 vjet më vonë, Bashar al-Asad është atje dhe ai kryeson një shtet që përkundër mangësive, ka marrë nën kontroll pothuajse të gjithë territorin e tij” theksoi zv/shefi i Forcave të Armatosura të Iranit.